Ndarja e mbeturinave / reciklimi
Ndarja e mbeturinave ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e parave. Ka pika të veçanta grumbullimi për mbetjet e riciklueshme ose ndotëse (letër, bateri, qelq, karton, mbetje të gjelbra, alumin, metal, tekstile, vaj, etj.). Këto mbeturina nuk bëjnë pjesë në mbeturinat shtëpiake. Çdo komunë ka planin e vet të trajtimit të mbeturinave (Entsorgungsplan) ose kalendarin e mbeturinave (Abfallkalender), i cili merret me rastin e rgjistrimit. Ai tregon se cilat mbetje, kur dhe ku mund të hidhen. Ndalohet djegia e mbeturinave ose hedhja e tyre në vende që nuk janë të destinuara për këtë qëllim. Shishet plastike (PET-Flaschen) dhe ambalazhe të tjera mund të hidhen pa pagesë pothuajse në të gjitha pikat e shitjes.