Taksat për radio dhe televizion
Nëse në banesë keni një pajisje që mund të marrë programe radiofonike dhe televizive (po edhe një kompjuter gjithashtu me lidhje në internet), duhet të paguani taksa për radio dhe televizion. Me këtë taksë të ligjshme, mbështeten programet e Radios dhe Televizionit Publik Zviceran (SRG SSR) dhe stacione private radio - televizive. Kompania Serafe është përgjegjëse për mbledhjen e taksave. Personat që marrin ndihma shtesë (Ergänzungsleistungen) mund të jenë të liruar nga taksat.