Këshillimoret

Disa këshillimore iu përgjigjen pyetjeve të përgjithshme, ndërsa të tjera janë të specializuara në tema ose fusha të caktuara të jetës. Oferta ndryshon në varësi të zonës së banimit. Si rregull, këshillimi i parë është falas, shpesh edhe këshillime të tjera. Disa qendra ofrojnë këshillime edhe në gjuhë të huaja.

Këshillimoret e përgjithëshme

Qendra për Integrim Aargau (AIA) në Aarau është qendra kryesore këshilluese për emigrantët dhe emigrantet. Bashkëpunëtoret përgjigjen në pyetje të përgjithshme lidhur me jetën e përditshme në Zvicër dhe ndihmojnë në gjetjen e qendrave të specializuara këshilluese. Ata gjithashtu ofrojnë këshillim për personat që janë në kërkim të kurseve të përshtatshme të gjuhës gjermane dhe ofertave për integrim. Me marrëveshje, këshillimet (në telefon ose personalisht) janë të mundshme në gjuhë të ndryshme. Mund të shkoni edhe spontanisht, për t'i marrë informatat e para dhe nëse është e nevojshme, për të bërë një termin. Informatat dhe këshillat janë falas.Krahas kësaj, ka edhe qendra këshilluese të përgjithshme, të cilat ofrojnë këshillime në një gjuhë të caktuar të huaj ose janë të përgjegjegjëse për një rajon banimi të caktuar. Në komunën tuaj tuaj ose në Qendrën Këshilluese Integration Aargau (AIA), mund të kërkoni për qendra të tilla këshilluese. Për më tepër, shoqatat e emigrantëve janë një vend i mirë për t'i marrë informatat e para në gjuhën tuaj.

Administrata e komunës / administrata e qytetit

Për shumë situata, administrata e vendbanimit (administrata komunale, Gemeindeverwaltung / administrata e qytetit, Stadtverwaltung) është vend i parë i mirë për t'u drejtuar. Punonjësit mund të përgjigjen në pyetje direkte ose të rekomandojnë një qendër të përshtatshme këshilluese. Të gjitha komunat në Kantonin Aargau kanë një faqe interneti të tyre. Atje mund të gjenden të dhënat e kontaktit, oraret e punës dhe informata të tjera, ndonjëherë edhe listat me ofertat për këshillim dhe integrim në rajon.

Këshillimoret e specializuara

Në kantonin e Aargaut ka ofertë të gjerë të këshillimoreve të cilat janë të specializuara në tema të caktuara apo në një fusha të caktuara jetësore. Këtu bëjnë pjesë p.sh: mosha, puna, qëndrimi, arsimimi, bashkëshortësia/divorci, edukimi, familja, financat, (borxhet/buxheti), shëndeti, dhuna shtëpiake, integrimi, problemet psikike, përkujdesja për foshnje, shtatzënia, seksualiteti, vesi, pyetje sociale. Oferta sipas vendbanimit është e ndryshme. Nëse në një rajon nuk ofrohet një ofertë, ka zakonisht një këshillimore qendrore në Aarau apo Baden. Këshillimet e para zakonisht janë falas. Të dhënat për kontakt prej disa këshillimoreve në disa fusha të veçanta mund të gjinden nën hallo-aargau.ch. Njeriu mundet edhe në Anlaufstelle Integration Aargau AIA apo në komunën ku banoni të drejtohet dhe të pyes për këshillimoret e përshtatshme. Kush nuk flet ende mirë gjermanisht do të duhej para shkuarjes në këshillimore të informohet mbi mundësit për përkthim. Mundet me qenë që këshillimet ofrohen në gjuhë të tjera, që këshillimoret e organizojnë një përkthyese apo përkthyese, apo njeriu lutet që ta sjell vet dikend.

Këshillim juridik falas

Në emër të kantonit Aargau, Shoqata e Avokatëve të Aargaut (Aargauischer Anwaltsverband) ofron qendra për këshilla juridike. Këto ofrojnë këshilla falas për çështjet ligjore për të gjithë banorët (këshillime të shkurtëra). Në intervale të rregullta, orë këshillimesh zhvillohen në 11 rajone të ndryshme. Datat mund të gjenden në internet ose mund të pyetet në komunën ku banon. Nuk ka përgjigje në pyetje përmes telefonit ose në pyetjet me shkrim, duhet të shkohet personalisht. Krahas kësaj, edhe pikat tjera ofrojnë këshilla juridike të përgjithshme falas për fusha të ndryshme (puna, banimi, martesa/familja), për shembull, sindikatat. Nëse këshillimi zgjatë, rëndom krijon kosto. Nëpërmjet Qendrës për Integrim Aargau (AIA), informatat për qendrat e ndryshme janë në dispozicion dhe disa prej tyre për fusha të ndryshme tematike janë të listuara në faqen hallo-aargau.ch.

Diskriminimi racor

Në emër të Kantonit Aargau, Qendra e Integrimit Aargau AIA drejton një zyrë këshilluese të pavarur për viktimat e diskriminimit racor. Këshillimi është i besueshëm dhe falas për banorët e Kantonit Aargau. Janë të mundura edhe biseda personale dhe këshillimet përmes telefonit.