Numrat e emergjencës

Numrat e emergjencës janë në dispozicion 24 orë në ditë, çdo ditë. Numrat e shkurtër (3 shifror) janë gjithmonë gratis. Për numrat tjerë, si rregull, pagesa bëhet sipas tarifave të zakonshme të telefonit.

Numri i përgjithshëm i emergjencës: 112

Me këtë numër e arrin njeriu qendren emergjente të policisë. Sipas llojit të emergjencës informon policia edhe vendet tjera si (p.sh. zjarrëfikësit).

Policia: 117

Me këtë numër anrihet në qendren për thirrje emergjente në polici.

Zjarrërfikësit: 118

Me këtë numër arrihet në qendren e ndërhyrjeve të zjarrëfiksëve

Ndihma e parë / shërbimi i shpëtimit: 144

Në këtë numër mund të kontaktohet Qendra e Intervenimit të Shërbimit të Shpëtimit. Numri 144 duhet të zgjidhet vetëm nëse kërkohet ndihmë e menjëherëshme dhe një autoambulancë ose nëse nuk mund të vlerësohet situata (p.sh. pas një aksidenti). Për probleme tjera mjekësore, fillimisht duhet të kontaktohet një mjek familjar / një mjeke familjare. Jashtë orarit të punës, disa mjekë familjeje kanë gjithmonë shërbim emergjencash. Kush ka shërbim emergjencash mund të mësohet përmes sekretarisë telefonike (Anrufbeantworter) në të thirrjet e mjekut familjar, ose në median rajonale. Mund të zgjidhni edhe numrin kantonal të emergjencës 0800 401 501 (Kujdes: kushton 3.23 franga për minut). Aty do të merrni këshillë mjekësore dhe do të drejtoheni në vendin e duhur më të afërt (mjek, spital). Është gjithashtu e mundur të shkoni në stacionin e emergjencës vetë (spital / ordinancë emergjence).

Barnatorja emergjente: 0800 300 001

Me këtë numër mund të mësoni cilat barnatore kanë shërbim emergjencash (Notfallapotheke) në Kantonin Aargau. Atje mund të blini edhe ilaçe jashtë orareve të rregullta të punës.

Mjeku i dhëmbëve për shërbime emergjente: 0848 261 261

Me këtë numër mund të mësohet se cilët mjekë të dhëmbëve në Kantonin Aargau kanë shërbime emergjente. Kujdes: Numri është në shërbim vetëm në fundjavë dhe në ditë të festave.

Thirrja emergjente - helmimi: 145

Nëse është gëlltitur diçka helmuese ose dyshohet se është gëlltitur diçka helmuese, mjekët dhe profesionistët e specializuar mund të ndihmojnë nëpërmjet këtij numri. Ata do të shpjegojnë se çfarë duhet bërë në rast të një helmimi. Në rast rreziku për jetën, duhet të thirret menjëherë numri 144. Në faqen e internetit gjenden informata të hollësishme rreth temës helmet/helmimet.

Këshillimi për të rriturrit: 143

Telefoni "143" (Dora e zgjatur, Dargebotene Hand) është për personat që dëshirojnë të flasin me dikë rreth problemeve të tyre, çfarëdo lloji qofshin ato (në gjermanisht, frëngjisht ose italisht). Në situata krizash, por edhe në raste të çdo lloji vështirësije dhe shqetësimi, mund të thirret. Biseda është e besueshme dhe anonime. Nëse dëshironi, mund të merrni informata edhe rreth ofertave të tjera të përshtatshme për ndihmë. Është gjithashtu e mundur të bisedohet edhe përmes postës elektronike ose chat-it.

Këshillim për fëmijë / të rinjë: 147

Telefoni "147" është për fëmijë dhe të rinjë që dëshirojnë të flasin me dikë rreth problemeve të tyre, çfarëdo lloji qofshin ato (në gjermanisht, frëngjisht ose italisht). Në situata krizash, por edhe në raste të çdo lloji vështirësije dhe shqetësimi, mund të thirret. Specialistët janë në dispozicion 24 orë në ditë. Biseda është e besueshme dhe anonime. Është gjithashtu e mundur të bisedohet edhe përmes postës elektronike, SMS ose chat-it.

Thirrja emergjente për prindër: 0848 35 45 55

Në linjën e ndihmës për prindër (Elternnotruf), ekspertët këshillojnë prindërit ose personat e tjerë për çështje të edukimit. Ata ndihmojnë nëse prindërit ndjehen të mbingarkuar lidhur me sjelljen me fëmijët, nëse ndiheni të përqendruar shumë ose nëse keni shqetësime për fëmijën tuaj apo një fëmijë tjetër. Ju mund të kërkoni ndihmë edhe në linjën e ndihmës për prindër nëse keni frikë se fëmija juaj ose një fëmijë tjetër mund të jetë viktimë e abuzimit psikologjik / fizik. Biseda është e besueshme dhe, nëse dëshironi, mund të mbahet anonime. Është gjithashtu e mundur të kontaktoni linjën e ndihmës për prindër përmes postës elektronike. Linja e ndihmës për prindër nuk mund të ofrojë ndihmë për çështje mjekësore.

Dhuna shtëpiake (gratë): 062 823 86 00

Shtëpia e Grave Aargau / Solothurn ofron këshillim dhe mbështetje gjatë 24 orëve të ditës për gratë që preken nga dhuna në shtëpi. Edhe familjarët dhe profesionistët mund të drejtohen në këtë vend. Biseda është e besueshme dhe mund të jetë anonime nëse dëshironi. Kontakti është i mundur edhe përmes E-Mailit. Informata të hollësishme mbi temën e dhunës në shtëpi, përfshirë edhe burra të prekur dhe të dhunuar, dhe të dhënat për kontakt me qendrat tjera të ndihmës dhe këshillimit mund të gjenden në kapitullin "Partneriteti dhe Fëmijët Konfliktet" në faqen hallo-aargau.ch.