Gjuha letrare gjermane / gjermanishtja zvicerane
Zvicra ka katër gjuhë vendore: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retoromanisht. Në kantonin Aargau gjuhë zyrtare është gjermanishtja. Ka dallim në mes të gjuhës letrare gjermane (Hochdeutsch) dhe gjermanishtës zvicerane (Schweizerdeutsch). Gjermanishtja letrare flitet në shkollë dhe pjesërisht edhe në radio dhe televizion. Po ashtu shkrimi bëhët në gjuhën letrare gjermane. Ndërkaq në përditshmëri flitet gjermanishtja zvicerane. Kjo është një dialekt i gjermanishtes, që edhe për njerëzit me njohuri të mira të gjuhës gjermane, nuk është gjithnjë e thjeshtë të kuptohet. Nuk pritet që të huajat dhe të huajt të flasin gjermanishten zvicerane, por pas një kohe të caktuar ta kuptojnë. Mund t'u kërkohet zviceranëve të flasin gjuhen letrare gjermane.