Të mësosh gjermanisht

Për të mësuar mirë gjermanishten, është e këshillushme të ndiqet një kurs i gjermanishtes. Oferta e kurseve në kantonin Aargau është e gjerë dhe e përshtatur për situata të ndryshme jetësore.

Ofertat

Disa ofertues në kantonin Aargau mbajnë kurse të gjuhës për grupe të ndryshme të synuara. Disa ofertues janë ndërmarrës komercialë, tjerët janë institucione bëmirëse apo shtetërore. Kush nuk e zotëron alfabetin latin apo ka vështërsi me shkrim e lexim, mund të shkoj në një kurs për mësimin e alfabetit (Alphabetisierungskurs). Para se të fillohet ndjekja e kursit, duhet qenë i informuar për llojet e kurseve dhe çmimet. Për nënat me fëmijët e tyre, në shumë komuna ka kurse të veçanta, që i mbështesin në aspektin gjuhësor nënat dhe fëmijët (MuKi-Deutsch). Zyra kontaktuese për Integrim Aargau (Anlaufstelle Integration Aargau, AIA) apo komuna ku banoni informojnë për ofertat.

Nivelet gjuhësore

"Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës" (GER) përdoret shpesh si pikë referimi për matjen e aftësive gjuhësore në gjermanisht. Gjashtë nivelet e njëpasnjëshme të gjuhës variojnë nga A1 (fillestar) deri në C2 (njohuri të shkëlqyeshme). Shumica e kurseve të gjermanishtes janë të orientuara në këto nivele. Niveli A1 dhe A2 korenspondojnë me njohuritë bazë të gjuhës gjermane. Kush pretendon të arsimohet në një profesiontë pranuar, duhet në shumicën e rasteve ta zotërojë nivelin B1 apo B2. Niveli C1 dhe C2 për të avancuarit, janë parakusht për të studiuar në universitete.