Ofertat për integrim

Integrimi para së gjithash bëhët në shkollë dhe në punë. Për personat, që (ende) nuk kanë qasje në këto fusha, ka oferta të ndryshme për integrim.

Ofertat specifike

Ka shumë oferta specifike të cilat i ndihmojnë të huajat dhe të huajt për t'u ambientuar dhe për të krijuar kontakte me shoqërinë zvicerane. Ndër tjera ka raunde bisedash oferta për kohën e lirë, ligjërata ose kurse. Zyra kontaktuese për Integrim Aargau (Anlaufstelle Integration Aargau, AIA) apo komuna ku banoni informojnë për ofertat. Shumë komuna organizojnë takim për t'i përshëndetur banoret dhe banorët e rinjë - mundësi e mirë, për ta krijuar një vështrim fillestar.

Shoqatat

Shumë banore dhe banorë të kantonit Aargau janë anëtarë në ndonjë shoqatë (Verein). Ka shoqata për interesa të ndryshme. Edhe në komuna të vogla ekzistojnë shoqata për sport-, kulturë dhe shoqata tjera. Ato ofrojn mundësi ideale për të rënë në kontakt me njerëz tjerë. Shumica e shoqatave janë të hapura për të gjithë njerëzit. Informatat për shoqata gjenden edhe në faqet e internetit të komunave.

Organizatat e migrantëve

Sipas gjuhës, vendit të origjinës apo religjionit, ka shoqata të ndryshme, në të cilat migrantet dhe emigrantët organizohen vetë. Këto shoqata shpesh ofrojnë shërbime integrimi dhe këshillimi për të ndihmuar anëtarët e tyre që vijnë në Zvicër dhe në kantonin Aargau.

Ofertat për të rinjë

Për të rinjët ka në kantonin e Aargaut shumë oferta të veçanta, për ta kaluar kohën e lirë dhe për t'u njohur me bashkëmoshatarë. Në shumë komuna ka pikëtakime dhe oferta të ndryshme për ta kaluar kohën e lirë. Të rinjë janë nën përkujdesje, mund t'i sjellin idetë e tyre, projektet e veta t'i zbatojnë (Jugendarbeit). Në parim, ofertat janë falas. Shoqatat rinore ofrojnë mundësi që me bashkëmoshatarë të ndërmirrën aktivitete dhe të bëhën ushtrime sportive në natyrë. Bartës të ofertave janë shoqatat, komunat apo kishat vendore. Ofertat janë të hapura për të gjithë të rinjët. Komuna jep njoftime të mëtutjeshme.