E rëndësishme të dini
Kur keni marrë të drejtën tuaj të qëndrimit me anë të lidhjes së martesës në Zvicër (tërheqja e familjes) dhe pësoni dhunë në familje, në varësi të situatës mund të qëndroni në Zvicër edhe pas një ndarjeje.
Një qëndrim i përkohshëm jashtë banesës martesore (p.sh. në një strehimore grash ose në banesën e miqve) nuk çon në humbjen e lejes së qëndrimit. Nga që situata ligjore në një ndarje është komplekse dhe çdo situatë është e veçantë, një konsultim ju ndihmon më tej.
Lidhur me këtë temë është e rëndësishme, që të ketë prova për rastet e dhunës. Në ju rekomandojmë:
- Bëni fotografi të plagosjeve, foto ekrani nga kërcënimet ose fyerjet, të cilat i keni marrë në WhatsApp, Facebook etj.
- Ruajini provat në një vend të sigurt. Për shembull tek një shoqe ose në vendin e punës.
- Informoni disa persona, që keni afër, rreth dhunës, p.sh. një person nga rrethi i miqve, nga puna, nga lagja ose nga shkolla.