Konsultim dhe mbrojtje për persona të prekur

Zyra të ndryshme përkrahin viktimat e dhunës në familje. Shpesh në mënyrë konfidenciale dhe falas dhe në rast nevoje me përkthim. Është e rëndësishme të kërkosh ndihmë!

E rëndësishme të dini

Çdo njeri ka të drejtë për një jetë pa dhunë. Personat e prekur shpesh e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe të bisedojnë rreth kësaj teme. Një person i besueshëm, policia ose një zyrë konsultimi mund të ndihmojnë.

Ku gjej ndihmë?

Policia ndihmon në rrezik dhe kur ka një kërcënim konkret (117).

Gra me ose pa fëmijë gjejnë mbrojtje, konsultim dhe strehim në strehimoren e grave në Aargau-Solothurn. Ajo mund të kontaktohet me telefon për 24 orë në ditë (062 823 86 00).


Këtu mund të konsultohen të gjithë personat e prekur (edhe burra):

Konsultim për viktimat në Aargau, 062 835 47 90, www.opferberatung-ag.ch

Konsultimi për viktimat në Aargau këshillon dhe informon persona, që përjetojnë dhunë në familje, edhe të afërmit e tyre. Kjo ndihmë është falas. Bashkë me një profesionist ju mund të planifikoni hapat e mëtejshëm. Bashkëpunëtorët i nënshtrohen obligimit e ruajtjes së sekretit. Kjo do të thotë, që ata nuk kanë leje të informojnë asnjë tjetër për bisedat. As edhe policinë.


Zyra e kontaktit kundër dhunës në familje, 062 550 20 20, www.ahg-aargau.ch

Kjo zyrë kontakton persona të prekur nga dhuna pas një ndërhyrjeje policore dhe ofron konsultim. Edhe persona të prekur pa ndërhyrje policore, të afërm, komshi, eprorë etj. mund t'i drejtohen kësaj zyre. Konsultimi është falas dhe konfidencial.


Tel 143 ­– Dora e zgjatur, 143 (24 orë), English Hotline 0800 143 000, www.143.ch

Telefon për të gjithë për të çarë hallin. Ndihmon kur të bisedosh rreth problemit!


ZwüscheHalt, 056 552 08 70 (Zürich), www.zwueschehalt.ch

Institucioni ZwüscheHalt në Zürich, Bern dhe Luzern ofron strehim dhe konsultim për burra me ose pa fëmijë, që janë të prekur nga dhuna. Kërkohet një kontribut financiar.

Fëmijët kanë të drejtë për një jetë pa dhunë. Ka oferta të posaçme konsultimi për ta. Mund t'i gjeni këtu. www.kinderschutz.ch/angebote/beratungs-und-meldestellen