Ndihmë për personat, që ushtrojnë dhunë

Personi që plagos fizikisht ose shpirtërisht, duhet të mbajë përgjegjësinë dhe të kërkojë ndihmë. Nëpër konsultime mund të mësoni të ndryshoni sjelljen.

E rëndësishme të dini

A keni frikë të humbni kontrollin dhe t'i bërtisni personit përballë, ta godisni ose ta kërcënoni? A ndodh nganjëherë që nuk e dini se ku të shkoni me inatin tuaj? Merrni guximin të kërkoni ndihmë për veten.

Dhuna është e ndaluar në Zvicër dhe dënohet.

Ku gjej ndihmë?

Program mësimor kundër dhunës në familje (Lernprogramm gegen Häusliche Gewalt), 062 550 20 20, www.ahg-aargau.ch
Në programin mësimor udhëhiqen persona, që ushtrojnë dhunë, të zgjidhin konflikte pa dhunë. Oferta zhvillohet në grup dhe u drejtohet personave nga mosha 18 vjeçare. Në raste të caktuara ekziston mundësia të ndiqni programin edhe veçmas. Në rast nevoje mund të merret një shërbim interpretimi.

Tel 143 – Dora e zgjatur (Die Dargebotene Hand), 143 (24 orë), English Hotline 0800 143 000, www.143.ch
Ai që ka nevojë menjëherë për dike me të cilin mund të bisedojë, mund të kontaktojë Tel 143 – Dora e zgjatur. Në çdo kohë ka dike atje. Edhe gjatë natës. Oferta është anonime.

Dhuna nuk është zgjidhja – asnjëherë.