Fëmijët dhe të rinjtë

Fëmijët dhe të rinjtë, që përjetojnë dhunë në shtëpi, kanë nevojë për ndihmë. Ata kanë të drejtë për një jetë pa dhunë.

E rëndësishme të dini

Kur fëmijët dhe të rinjtë përjetojnë dhunë në familje, kjo ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Edhe atëherë, kur dhuna nuk u drejtohet drejtpërsëdrejti fëmijëve dhe të rinjve. Disa vuajnë në heshtje, të tjerët shfaqin simptoma të ndryshme. Për shembull: probleme në shkollë, lagia e krevatit, dhimbje koke, çrregullime gjumi ose ushqyerjeje, probleme në raport me bashkëmoshatarët ose agresivitet.

Fëmijët dhe të rinjtë ku gjejnë ndihmë?

Për fëmijët dhe të rinjtë, që përjetojnë dhunë në shtëpi, ka rëndësi, që ata të bisedojnë me një person jashtë familjes për këtë temë. Për shembull: mësues, punonjës social, kujdestarë nxënësish, prindër të shokëve dhe shoqeve ose komshinj.


Zyrat vijuese konsultojnë fëmijë, të rinj dhe personat e tyre të kontaktit:

  • Skuadra profesionale e shërbimit psikologjik të shkollës kundër dhunës në familje, 062 835 41 19, www.ag.ch/schulpsychologie
  • Grupet mbrojtëse për fëmijët të të dy spitaleve kantonale, Aarau: 062 838 56 16, Baden 056 486 37 05
  • ask! – Shërbimi psikologjik për të rinjtë (nga mosha 16 vjeçare), Aarau dhe Baden, 062 832 64 40 ose onlajn, www.beratungsdienste.ch/jpd
  • Zyrat konsultuese për të rinjtë, për martesën dhe familjen, lista me zyrat sipas qarqeve nën www.jefb.ch
  • Pro Juventute, 147 (24h), www.147.ch
    Tek Pro Juventute mund të telefononi 24 orë në ditë. Profesionisti nuk i tregon askujt për bisedën. Ai ju dëgjon dhe ju përkrah gjatë kërkimit të zgjidhjeve. Telefonata tek Pro Juventute është falas. Nuk duhet të jepet emri. Pro Juventute mund të kontaktohet edhe me SMS, Chat ose e-mail.