Dhuna e seksualizuar

Dhuna e seksualizuar ekziston kudo: në jetën publike, në vendin e punës, në internet, por edhe në raport me partnerin dhe në familje. Pas një përdhunimi është e rëndësishme të bëhet një ekzaminim mjekësor, edhe nëse personi i cenuar nuk dëshiron të bëj një kallëzim tek policia.

Çfarë është dhuna e seksualizuar?

Dhuna e seksualizuar nënkupton veprime seksuale, për cilat dikush shtyhet ose detyrohet. Disa shembuj janë: ngacmim seksual ose cenime seksuale, shtrëngim seksual, keqtrajtime seksuale në fëmijëri, shfrytëzim seksual ose përdhunim. Dhuna e seksualizuar ndodh edhe në internet. Për shembull, kur incizime intime me video ose foto të partneres ose partnerit shpërndahen pa miratimin e saj/e tij në mediat sociale.

Dhuna e seksualizuar ndodh në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe në të gjitha grupmoshat dhe mund të cenojë gjithsecilin. Dhuna e seksualizuar është e ndaluar në Zvicër dhe dënohet.

E rëndësishme të dini

Shumica e krimeve seksuale nuk kryhen nga persona të panjohur, por nga partnerët dhe partneret, ish-partnerët dhe ish-partnerët, të afërmit dhe kolegët dhe koleget. Personave të prekur shpesh u vjen turp dhe ata vuajnë nga ndjenjat e fajësisë. Nevojitet guxim të kërkoni ndihmë. Sado pas një përdhunimi ka rëndësi, të bëni një ekzaminim mjekësor. Një kallëzim penal tek policia mund të bëhet edhe dikur më vonë.

Ku gjej ndihmë?

Kur ju ose një person, që e njihni, keni përjetuar dhunë të seksualizuar:

Ekzaminim mjekësor
Shkoni në ekzaminim mjekësor mundësisht brenda 72 orëve.

  • Një ekzaminim mjekësor dhe dokumentimi i plagosjeve mund të bëhen në ordinancën e mjekut tuaj të familjes.
  • Nëse nuk është në dispozicion, ju lutem kontaktoni numrin emergjent të mjekëve në Aargau, 0900 401 501 (Fr. 3.23 për minutë, telefon fiks).

Ekzaminim mjekoligjor

  • Spitali kantonal në Aarau ofron ekzaminime mjekoligjore falas për viktima të dhunës fizike dhe seksuale.
  • Informacionet tuaja trajtohen konfidencialisht.
  • Pasojat e dhunës dokumentohen dhe gjurmët sigurohen.
  • Nëse viktima e dëshiron, mund të bëhet një kontaktim me zyrën e konsultimit të viktimave në Aargau.
  • Kontakt: Zyra e ekzaminimit mjekoligjor për viktimat e dhunës, 062 838 64 62.

Orari për kontaktime: të hënën deri të premten ora 8-12 dhe ora 13.30-16. www.ksa.ch


Sigurimi i provave

  • Nëse nuk mund të shkoni drejtpërsëdrejti në ordinancën e një mjeku të familjes ose në një spital, ruani prova si p.sh. rrobat në një thes letre.
  • Komunikime Chat dhe mesazhe SMS mund të shërbejnë gjithashtu si prova. Siguroni këto të dhëna.


Përkrahje shtesë

  • Zyra e konsultimit të viktimave në Aargau ofron ndihmë ligjore dhe psikologjike.
  • Ajo informon edhe rreth avantazheve dhe disavantazheve të një kallëzimi penal.
  • Kostot për trajtimet parandaluese merren përsipër nga institucioni Ndihma për Viktimat pavarësisht nga fakti, nëse bëni një kallëzim penal apo jo.
  • Kontakti: Zyra e konsultimit të viktimave në Aargau, 062 835 47 90 ose Chat, www.opferberatung-ag.ch