Lidhja e martesës me detyrim dhe rrethprerja e vajzave

Lidhja e martesës me detyrim dhe rrethprerja e vajzave janë të ndaluar në Zvicër. Përveç zyrave profesionale të specializuara, edhe zyrat e konsultimit të viktimave ofrojnë mbështetje.

Çfarë është lidhja e martesës me detyrim?

Nëse një person martohet nën presionin e familjes dhe kundër dëshirës së vet, atëherë kjo quhet lidhje martese me detyrim. Nëse personi qëndron në një martesë kundër vullnetit të tij, atëherë kjo quhet martesë e detyruar.
Shembuj për detyrime janë: kërcënim (për vrasje), shantazh, presion psikik ose dhunë fizike.

Veç grave mund të detyrohen edhe burra për lidhjen e një martese. Viktimat e lidhjeve të martesave me detyrim shpesh janë më të vegjël se 18 veçe.

E rëndësishme të dini

Lidhje martesash me detyrim dhe martesa të detyruara janë të ndaluara në Zvicër dhe dënohen.

Personat e prekur nga një lidhje e martesës me detyrim janë në një situatë ekstreme të presionit psikik. Për ta ndihma profesionale shpesh mundëson mbijetesën.

Ku gjej ndihmë?

Këto zyra këshillojnë persona të prekur dhe specialistë konfidencialisht dhe falas:

  • Zyra kombëtare e specializuar për lidhjen e martesave me detyrim, Helpline 0800 800 007, www.zwangsheirat.ch

Çfarë është rrethprerja e vajzave?

Gjat rrethprerjes së vajzave, organet gjenitale të femrës rrethpriten. Ka forma dhe praktika të ndryshme. Shumë vajza dhe gra të rrethprera vuajnë fizikisht dhe shpirtërisht nga pasojat e rrethprerjes.

E rëndësishme të dini

Rrethprerja e vajzave është e ndaluar në Zvicër dhe dënohet. Prindërit mund të ndiqen edhe atëherë penalisht, kur ata organizojnë rrethprerjen e fëmijës së tyre jashtë Zvicrës.

Ku gjej ndihmë?

Zyrat e mëposhtme këshillojnë dhe përkrahin persona të prekur dhe profesionistë:

  • Zyra profesionale Shëndeti seksual në Aargau, 062 822 55 22, www.seges.ch
    Zyra profesionale në Aarau këshillon persona të prekur dhe profesionistë falas dhe konfidencialisht.
  • Klinika e grave në spitalin kantonal në Aarau, 062 838 50 63 oder Tel. 062 838 50 70, www.ksa.ch
    Konsultim, kontroll gjinekologjik, defibulacion në shtatzëni. Në rast nevoje organizohet një shërbim interpretimi.
  • Caritas Schweiz, 041 419 23 55, www.caritas.ch
    Caritas Schweiz këshillon familjet e prekur falas dhe konfidencialisht.
  • Konsultim i viktimave në Aargau, 062 835 47 90, www.opferberatung-ag.ch
    Edhe Konsultimi i viktimave në Aargau mund të japë mbështetje.