Religjioni

Zvicra tradicionalisht është vend i krishter. Sot në Zvicër jetojnë edhe shumë pjesëtarë të bashkësive tjera fetare. Liria fetare është e garantuar dhe shkollat shtetërore fetarisht janë neutrale.

Religjioni dhe shteti

Zvicrën tradicionalisht e karakterizon feja krishtere. Rregullimi i marrëdhënieve mes fesë dhe shtetit është përgjegjësi e kantoneve. Në shumicën e kantoneve gjermano-zvicërane, si edhe në kantonin e Aargaut, bashkësitë fetare të krishtera njihen si instuticione publike-juridike (Kisha të shtetit, Landeskirchen). Kjo do të thotë se shteti atyre iu transferon disa të drejta. Konkretisht, ato munden, p.sh. prej pjestarëve të tyre të marrin tatim. Në kantonin Aargau Kisha Romake-Katolike, Kisha e Reformuar dhe Kisha Kristiane- Katolike janë kisha të shtetit.

Bashkësitë fetare në Kantonin Aargau

Krahas bashkësive fetare (kishave të shtetit) zyrtarisht në kantonin Aargau janë të njohura edhe bashkësi tjera të shumta fetare të besimeve të ndryshme. Shumica e banoreve dhe banorëve të Kantonit Aargau i përkasin një besimi të krishter. Në vitet e fundit edhe numri i muslimanëve është rritur. Gati një e pesta e banoreve dhe banorëve deklarojnë se nuk ndjejnë se i përkasin ndonjë besimi fetar.

Liria fetare

Kushtetuta zvicerane garanton lirinë fetare. Secili ka të drejtë ta ketë besimin e tij fetar, ta shprehë dhe përhapë atë besim. Askush nuk mund të jetë i detyruar t'i bashkohet një bashkësie fetare ose të marrë pjesë në veprimtari fetare. Njerëzit lejohen të mblidhen dhe të angazhohen në ritet dhe festimet fetare. Askush nuk guxon të jetë i diskriminuar për shkak të religjionit ose besimit të tij.

Religjioni dhe shkolla

Shkollimi i obligativ fetarisht është neutral. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se temat fetare nuk kanë vend në mësim. Bëhet dallimi midis dy llojeve të mësimit fetar: Mësimi konfesional religjioz i kishave vendore dhe mësimi fetar shkollor "Etika dhe religjionet". Në këtë fushë trajtohen tema dhe çështje fetare e etike që prekin të gjithë njerëzit. Në shkollën fillore dhe në vitin e pare të ciklit të lartë shkollor është lëndë e detyrueshme. Pjesëmarrja në mësimin konfesional fetar në kishat vendore është vullnetar. Bashkësitë tjera fetare ndonjëherë ofrojnë mundësi mësimdhënjeje jashtë shkollës për fëmijët e besimeve të tjera.