Koha e lirë

Në kantonin Aargau ka mundësi të shumta atraktive për ta kaluar kohën e lirë. Një domethënie të madhe kanë shoqatat. Këto ofrojnë mundësi për të njohur njerëz tjerë.

Shoqatat

Shumë banorë të kantonit Aargau janë anëtarë të një shoqate (Verein). Ka shoqata për interesa nga më të ndryshmet. Shoqata sportive, kulturore dhe të tjera. Ka edhe në komuna më të vogla. Ato ofrojnë mundësi ideale për të hyrë në kontakt me njerëz të tjerë. Shumica e shoqatave janë të hapura për të gjithë. Informatat për shoqata mund të gjenden në faqen e internetit të komunës.

Ofertat për të rinjtë

Për të rinjtë në kantonin Aargau ka shumë oferta specifike për kalimin e kohës së lirë dhe njohje me bashkëmoshatarë tjerë. Në shumë komuna ka vendtakime dhe oferta të ndryshme për kohën e lirë. Ka përkujdesje për të rinjtë, ata mund t'i sjellin idetë e tyre dhe t'i zbatojnë projektet e tyre (Jugendarbeit). Ofertat zakonisht janë falas. Shoqatat rinore ofrojnë mundësi për të bërë aktivitete së bashku me bashkëmoshatarët e tyre dhe për t'u marrë me sport në natyrë. Bartës të ofertave janë shoqatat, komunat ose kishat e shtetit. Ofertat janë të hapura për të gjithë të rinjtë. Komuna ku banon jep informata të mëtejshme.

Ekskursionet dhe kultura

Kantoni i Aargaut ofronë mundësi të shumta për shëtitje dhe ofertë të pasur kulturore. Shumë qytete të vjetra historike, pallate dhe kështjella, lumenjt dhe liqejt si dhe banjat termale janë të famshme. Përveç kësaj ka edhe shumë rrugë të bukura shtegëtimi- dhe rrugë për biçikleta. Një numër i madh i muzeve ofrojnë ekspozita me tema të ndryshme. Në gjithë Zvicrën janë të njohura shtëpia e Artit (Kunsthaus) Aargau dhe Stapferhaus në Lenzburg. Turizmi i Aargaut (Aargau Tourismus) informon për mundësitë e shëtitjeve dhe shfaqjet. Informatat për shfaqjet kulturore aktuale gjenden edhe në gazetat lokale.

Puna vullnetare

Puna vullnetare (Freiwilligenarbeit) është kontribut i shoqërisë për njerëzit dhe ambientin e cila nuk paguhet. Detyra të shumta në parim merren prej vullnetarëve. Një pjesë e madhe e punës bëhet në shoqata. Kështu, njeriu mund të angazhohet në shoqatat për kulturë, sport, çështje sociale, arsim, për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit, shëndetësi dhe fusha të tjera. Informata për punën vullnetare dhe mundësitë e angazhimit japin agjensitë e specializuara për punë vullnetare Benevol, Caritas Aargau apo Kryqi i Kuq Zviceran Aargau (SRK).Në shumicën e rajoneve të kantonit, zyrat koordinuese për punë vullnetare në sektorin e azilit dhe refugjatëve (KFA) organizojnë punë vullnetare në sektorin e azilit.