Numra dhe fakte
Kantoni Aargau ka më shumë se 700,000 banorë, nga të cilët pothuajse një çerek janë shtetas të huaj. Kantoni me sipërfaqe prej 1404 km² përfshin 11 rrethe dhe afërsisht 200 vendbanime (komuna). Kryeqyteti është Aarau. Gjuha zyrtare është gjermanishtja. Kantoni përbëhet nga shumë rajone të decentralizuara, secili me kryeqendren e vet. Rajonet kryesore janë Aarau, Badeni, Bruggi, Wohleni, Bremgarten, Zofingeni dhe Rheinfeldeni. Rajone të veçanta ndryshojnë në peizazh, kulturë dhe ekonomi.