Të jesh prind

Për ta edukuar një fëmijë është e vështirë. Shumë prindër herë pas here pyesin se çfarë është e mirë për fëmijën e tyre. Ndarja e përvojave me prindër të tjerë mund të jetë shumë e vlefshme. Përveç kësaj, ka këshillimore të ndryshme që mund të ndihmojnë.

Pikëtakimet

Ka oferta të shumta për nëna dha baba, që duan të shkëmbehen me prindërit e tjerë apo që duan me fëmijën e tyre të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Disa oferta janë bërë posaçërisht, që prindërit zviceran dhe ata të huaj të ndëlidhin kontakte.

  • Për foshnja dhe fëmijë të vegjël deri në 2 vjeç, në shumë komuna ka grupe të të vegjëlve (Krabbelgruppen), ku edhe prindërit gjithashtu mund të vëjnë kontakt me njëri tjetrin. Gjimnastika prindër-fëmijë (gjimnastika MuKi/VaKi/ElKi) ofron lojë, argëtim dhe lëvizje për prindërit me fëmijët e tyre të vegjël. Gjimnastika ofrohet në shumicën e komunave.
  • Në qendrat familjare (Familienzentrum) ka gjëra të ndryshme për prindërit dhe fëmijët e tyre.
  • Bibliotekat kanë oferta për fëmijë të vegjël dhe të mëdhenjë si dhe për prindërit e tyre.

Në çdo rast ia vlenë që te komuna ku banoni të njoftoheni mbi ofertat e ndryshme në rajon.

Arsimimi i prindërve

Në kantonin Aargau, prindërit mund të vizitojnë kurse për tema të ndryshme. Ka kurse që në mënyrë të veçantë trajtojnë nevojat e emigranteve dhe imigrantëve. Për shembull ka kurse mbi sistemin shkollor zviceran. Disa kurse ofrohen edhe në gjuhë të huaja. Informata mbi ofertat mund të gjenden në faqen e internetit "Elternbildung Aargau", në shkolla ose në komunat ku banoni.

Këshillim për edukim

Kush ka pyetje mbi edukimin e fëmijëve, mund të drejtohet në disa qendra këshilluese. Në të gjitha rajonet ka qendra këshilluese për familjet. Mëtej këshillimoret për nëna dhe etër (Mütter-und Väterberatung) në komuna të ndryshme, ofrojnë ndihmën e tyre, po ashtu në çështjet e përkujdesjes ndaj foshnjave. Te thirrjet urgjente të prindëve (Elternnotruf) ekspertët i këshillojnë prindërit me telefon apo përmes E-Mailit (Telefoni 0848 35 45 55 (tarifa me telefon fiks), www.elternnotruf.ch)