Njoftimi për lindjen
Për lindjen e secilit fëmijë duhet të njoftohet Zyra Rajonale e Gjendjes Civile (Regionales Zivilstandsamt). Kujdes: Se cila zyrë e gjendjes civile është përgjegjëse, varet nga vendi i lindjes e jo nga komuna ku banojnë prindërit. Nëse lindja bëhet në spital, spitali zakonisht ia përcjell dokumentet zyrës përgjegjëse të gjendjes civile. Nëse lindja nuk bëhet në spital (por, për shembull në shtëpi), lindja e fëmijës duhet të lajmërohet brenda 3 ditëve. Zyra përgjegjëse e gjendjes civile do t'ju informojë se cilat dokumente kërkohen. Fëmijët e lindur në Zvicër nuk e marrin automatikisht shtetësinë zvicerane.