Bashkimi familjar
Parimisht ekziston mundësia, që edhe antarët e familjes (të afërmit e drejtpërdrejt apo partneri bashkëshortor) i personit që jeton këtu, të vije në Zvicër (Bashkimi familjar, Familiennachzug). Për cilët antarë të familjes mund të aplikohet, varet prej përkatsisë shtetërore dhe leje qëndrimit të aplikuesit të kërkesës. Edhe personat me lejeqëndrim të përkohshëm (letërnjoftim F), sipas rrethanave mund ta tërheqin familjen e tyre. Enti për Migrim dhe Integrim i kantonit (Amt für Migration und Integration) vendos për kërkesën dhe jep informata për dokumentet e nevojshme dhe ecurinë e saktë të procedurës. Kujdes: Bashkimi familjar duhet të procedohet mbrenda një afati të caktuar. Te fëmijët ky është më i shkurtër se te personat e rriturr (p.sh. partneri bashkëshortor).