Ndalimi i pirjes të duhanit në Zvicër dallon nga kantoni në kanton. Kantoni i Aargaut mbështetet në ligjin federal për mbrojtjen e duhanpirësve pasiv dhe nuk njeh ligj tjetër të dhënë prej kantonit.
Ndalim i pirjes të duhanit vlen në:
- Hapësira të mbyllura, të çasshme për publikun (spitale, administrata, shkolla, muze, kino, teatër, trena, autobusë, shitore, dhe qendra tregtare).
- Hapësira, në të cilat shumë persona i kanë vendet e tyre të punës.
Se a është e lejuar pirja e duhanit në restoran, varet nga madhësia e restoranit. Në shumë restorane ka hapësira të veçanta për pirjen e duhanit.