Kështu frymon Zvicra

Çdo vend i ka veçoritë e veta kulturore. Në Zvicër janë edhe disa ligje të pashkruara që duhen respektuar.

Kultura të ndryshme

Zvicra është një vend i larmishëm kulturor. Sidomos për shkak të katër grupeve gjuhësore. Pra, nuk është për t'u habitur që mentalitetet ndryshojnë shumë nga rajoni në rajon. Veçoritë kulturore të Zvicrës gjermanfolëse nuk duhet domosdoshmërisht të vlejnë edhe për Zvicrën frëngjishtfolëse. Dallimet midis rajoneve urbane dhe rurale mund të jenë gjithashtu të mëdha. Megjithatë, ka disa ngjashmëri të pakta.

Përshëndetjet

Në Zvicër njerëzit përshëndeten me dor dhe shikohen në sy si gratë, edhe burrat. Përshëndetja formale është "Grüezi" (mes shokësh ka forma tjera të përshëndetjes, si "Hallo" ose "Hoi"). Në zonat rurale, njerëzit përshëndeten në rrugë edhe kur nuk e njohin njëri tjetrin. Të rëndësishme janë edhe shprehjet "ju falemnderit" dhe "ju lutem" ("Danke" dhe "Bitte"): p.sh. në shitore dhe restorane është gati si një ritual, që shumëherë të thuhet "Danke" dhe "Bitte".

Përpikmëria

Përpikmëria e famshme zvicerane nuk është vetëm një klishe. Nëse njeriu vonohet më shumë se 5 minuta, duhet këtë ta lajmëroj me telefon. Përpikmëria është shumë e rëndësishme, veçanërisht në botën e punës. Nëse njeriu dëshiron të takohet me dikë, paraprakisht duhet ta caktoj një takim. Vizitat e paparalajmëruara nuk janë rregull as në sferën private.

Komunikimi indirekt

Në Zvicër, gjërat e pakëndshme shpesh thuhen në mënyrë indirekte. Shumë bashkëbisedues kritikat i shprehin vetëm në mënyrë të fshehtë ose i fshehin pas frazave boshe. Megjithatë, ata presin që kritikat të perceptohen. Nëse ende nuk flisni germanisht në mënyrë të përsosur, nuk është e thjeshtë. Nëse ndonjëri dëshiron të ruajë harmoninë, konfrontimi i drejtpërdrejtë në situata konflikti shpesh shmanget. Për shembull, mund të ndodhë që të merrni një letër nga fqinji juaj nëse atë e pengon ndonjë gjë. Nëse diçka është e paqartë, më mirë është njëherë të pyetni shumë sesa pak.