Shtazët shtëpiake

Kushdo që mbanë shtazë shtëpiake, duhet tu përmbahet rregullave të ndryshme. Kështu, disa lloje shtazësh nuk mund të mbahen në çdo banesë. Mbajtëset dhe mbajtësit e qenve duhet të paguajnë taksa për qenë.

Të mbashë shtazë shtëpiake

Kush jeton në një banesë me qira, në çdo rast guxon të mbajë kafshë të vogla, si derra deti, kastorë, kanarina apo peshq. Por, mbajtja e kafshëve më të mëdha (përfshirë macet apo qentë e vegjël) mund të jetë e ndaluar në kontratën e qerasë. Edhe kafshët që shkaktojnë zhurmë apo janë të rrezikshme, qiradhënësit mund t'i ndalojnë. Përveç kësaj duhet që mbajtëset dhe mbajtësit e kafshëve ta respektojnë ligjin për mbrojtjen e kafshëve. Për shembull, disa kafshë të veçanta nuk guxon t'i mbaj vetëm (p.sh. lepujt). Ka gjithashtu rregulla për madhësinë dhe paisjen e kafazit. Shumë shtazë (shtazë ekzotike) nuk guxojnë fare të sillen në Zvicër. Për disa të tjera nevojitet një leje speciale nga Enti i Veterinarisë.

Qentë

Në kantonin e Aargaut është një ligj special për qentë. Ai përcakton detyrimet e pronarëve të qenve. Më shumë informacione mund të jep mjeku apo mjekja e shtazëve.

  • Të gjithë qentë në Zvicër duhet të shënjohen me një mikroçip dhe të jenë të regjistruar në një bazë të dhënash. Qeni ka një letërnjoftim për qenë (format i kartës për kredi). Ky nuk është identik me letërnjoftimin për shtazët shtëpiake, i cili nevojitet nëse dëshirohet të udhëtohet me shtazë në vendet e Bashkimit Evropian.
  • Qentë duhet të jenë të lajmëruar në komunën e vendbanimit. Për secilin qenë duhet paguar një taksë vjetore.
  • Të gjithë mbajtësit e qenve duhet ta marrin dhe të përkujdesen për jashtëqitjen e qenit të tyre. Kush nuk e bënë këtë, mund të gjobitet.
  • Për disa raca qenshë nevojitet një leje e posaçme (p.sh. për pitbull apo rottweiler).