Lejeqëndrimi

Për të banuar ose për të punuar më gjatë në Zvicër duhet pasur leje. Mes lejeve të ndryshme të qëndrimit dhe lejes së vendosjes ka dallim.

Llojet e lejeve

Kush në Zvicër punon apo qëndron më shumë se tre muaj, i duhet një lejeqëndrim. Ky ipet prej zyrës për Migrim dhe Integrim (Amt für Migration und Integration). Ka dallim mes lejeve të qëndrimit, lejeqëndrimi afatshkurtër (deri 1 vit), lejeqëndrimi (i kufizuar) dhe lejeqëndrimi (i pakufizuar).

  • Lejeqëndrimi afatshkurtër (L): Ky lejeqëndrim është për personat, të cilët për një kohë të kufizuar (më së shumti një vit) për një arsye të caktuar jetojnë në Zvicër. Shumica e qytetarëve të vendeve të BE-së/EFTA-s, të cilët mund të ofrojnë dëshmi për marrëdhënie pune nga 3 muaj deri në një vit (një kontratë pune) kanë të drejtë në këtë leje.
  • Lejeqëndrimi (B): Kjo leje është për personat që qëndrojnë në Zvicër për një periudhë më të gjatë kohore. Shumica e qytetarëve të vendeve të BE/EFTA kanë të drejtë për këtë nëse mund të dëshmojnë se kanë punuar në Zvicër më shumë se një vit (kontrata e punës). Leja u jepet qytetarëve të BE/EFTA për 5 vjet. Për njerëzit nga vendet tjera, periudha e vlefshmërisë është 1 vit. Pas kësaj, duhet të aplikohet për vazhdimin e lejeqëndrimit. Vazhdimi për këta persona kushtëzohet, p.sh. me ndjekjen e një kursi të gjermanishtes. Nuk kanë të drejtë për zgjatje. Arsyet që mund të flasin kundër një zgjatjeje janë, për shembull, veprat penale ose varësia nga ndihmat sociale. Gjithashtu dhe refugjatët me status të njohur marrin lejeqëndrimi B.
  • Lejeqëndrimi (C): Këtë lejeqëndrim e merr njeriu pas 5 apo 10 vitesh qëndrimi në Zvicër. Edhe këtu vlejnë kushte të ndryshme për personat nga vendet e BE/EFTA dhe vendet e treta.
  • Pranime të përkohshme (F): Këtë lejeqendrim e marrin azilkërkuesit, të cilët nuk pranohen si refugjatë, mirëpo merren përkohësisht. Lejeqëndrimi duhet të vazhdohet çdo vit.

Letërnjoftimi për të huaj

Të huajat dhe të huajt, që banojnë në Zvicër, e marrin letërnjoftimin për të huaj. Lloji i letërnjoftimit varet nga kritere të ndryshme. Ka letërnjoftim në formatin e kartelës së kredisë dhe letërnjoftime nga letra (letërnjoftim jo biometrik për të huaj, nicht biometrischer Ausländerausweis). Disa persona e marrin letërnjoftimin biometrik për të huaj. Ky letërnjoftim e ka një ҫip me të dhëna, ku janë shenjat e gishtërinjëve dhe fotografia. Ata duhet që të dhënat e tyre biometrike t'i kenë të regjistruara në Aarau. Për ta bërë këtë, duhet bërë vetë një termin në Qendrën Përmbledhëse Biometrike (Erfassungszentrum Biometrie). Të gjitha letërnjoftimet mund të merren në komunën ku baroni. Nëse ua vjedhin letërnjoftimin apo humbet, duhet menjëherë ta njoftoni policinë.

Vazhdimi

Varësisht nga lloji i statusit të qëndrimit dhe përkatësisë shtetërore, lejeqëndrimi duhet të vazhdohet në intervale të ndryshme. Nëse vazhdimi është i nevojshëm, duhet marrë një formular njoftim skadimi (Verfallsanzeige). Ky duhet të plotësohet dhe së bashku me një pasaportë udhëtimi të vlefshme, më së voni dy javë para kalimit të lejeqëndrimit duhet të dorëzohet në komunën përkatëse ku banoni. Komuna e dërgon kërkesën tutje në zyrën për Migrim dhe Integrim të kantonit (Amt für Migration und Integration). Kjo vërteton, nëse janë përmbushur parakushtet për vazhdim. Nëse keni pyetje, ju përgjigjet komuna përkatëse ose Enti për Migrim dhe Integrim.