Patentshoferi

Për të drejtuar një automobil ose një motoçikletë në Zvicër, duhet një patentshofer i vlefshëm. Patentshoferët e huaj duhet të ndërrohen pas ardhjes në Zvicër.

Patentshoferët e huaj

Personat që vendosen në Zvicër dhe kanë tashmë një patentshofer, duhet ta kthejnë këtë brenda 12 muajve në një patentshofer zviceran. Për këtë qëllim, duhet të paraqesin një kërkesë në Entin e komunikacionit rrugor (Strassenverkehrsamt). Vlen të theksohet se në varësi të vendit prej nga vije patentshoferi, mund të aplikohen rregulla të ndryshme për ndërrimin. Është e mundur të bëhët një test ngarjeje, ose për kandidatët për patentëshoferë të bëhët një provim teorik në Zvicër. Enti i transportit rrugor në Kantonin Aargau mund të jap informata shtesë.

Provimi për shoferë

Për të fituar një patentshofer në Zvicër, është i nevojshëm provimi. Provimi për patentshoferë përbëhet nga pjesa teorike dhe pjesa praktike. Patentshoferin mund ta marrin vetëm personat që kanë më shumë se 17 vjeç. Provimin teorik mund të bëhet në kantonin Aargau në gjuhët gjermane, frënge dhe italiane. Enti e koumikacionit rrugor informon saktësisht rreth kushteve dhe procedurave. Për drejtimin e kamioneve, autobusëve dhe taksive nevojiten provime të veçanta.