Rregullat e qarkullimit
Rregullat e qarkullimit në trafik kanë një rëndësi të madhe për shoferët në Zvicër. Krahasuar me vendet tjera, gjobat janë shumë të larta. Për shkelje të rënda të rregullave, mund të heqet patentshoferi.
Disa rregulla të rëndësishme:
- Shpejtësia maksimale mbrenda vendbanimit: 50 km/h; jashtë vendbanimit: 80 km/h, autostradë: 120 km/h.
- Në autostradë është i ndaluar tejkalimi nga e djathta.
- Dritat e automobilit duhet të jetë e ndezur edhe gjatë ditës.
- Të gjithë personat në automobil duhet të jenë të lidhur me rripin e sigurisë.
- Fëmijët duhet të jenë në një karrocë për fëmijë (deri në moshën 12 vjeçare ose fëmija ta ketë një gjatësi prej 150 centimetrash).
- Telefonimi gjatë qëndrimit në timon është i lejuar vetëm me pajisje që nuk duhet mbajtur në dorë (dëgjuese ose interfon)
- Është e ndaluar të drejtohet automobili nën ndikimin e alkoolit ose drogës (kufiri i promilave është 0.5).
- Këmbësorët në zebra kanë gjithmonë përparësi (përveçse nëse kalimi është rregulluar me një sinjalizim drite).