Borxhet

Nëse nuk i paguani faturat në kohë, mund të ketë pasoja serioze. Në raste problemesh financiare, qendrat e këshillimit për borxhe ofrojnë mbështetje.

Vërejtjet dhe mbledhja e borxhit

Ai që nuk paguan faturat me kohë, në raste normale merr një vërejtje të parë dhe një të dytë për pagesën. Por, kreditorët gjithmonë e kanë mundësinë të nisin proces ekzekutimi. Në këtë rast, borxhliu merr një urdhër pagese nga zyra kompetente e ekzekutimit të borxheve (Betreibungsamt). Kjo çon në kosto. Ai që mendon se ekzekutimi nuk është ligjor mund të kundërshtojë me një kundërargument në zyrën e kompetente të ekzekutimit të borxheve (Rechtsvorschlag). Kujdes: Ekzekutimi mund të çojë në bllokimin e pagave ose objekteve me vlerë. Gjithashtu, ekzekutimet regjistrohen në regjistrin e ekzekutimeve (Betreibungsregister) (edhe nëse në fund paguani). Kjo mund të jetë një problem në rast të kërkimit të një banese, ndër tjera.

Borxhet

Kush ka shqetësime financiare ose borxhe, mund të drejtohet në një qendër këshillimi për borxhe (Schuldenberatungsstelle). Atje merr ndihmë. Ekspertët bashkë me këruesit e këshillave shqyrtojnë situatën dhe kërkojnë zgjidhje. Organizata Caritas ofron këshillim anonim përmes telefonit: "SOS-Schulden" Beratungs-Hotline - Linja këshilluese, telefoni 0800 708 708 (falas). Nëse është e nevojshme, do t'ju drejtojnë në një vend tjetër këshillimi. Ndihmë përmes internetit dhe informata të dobishme mund të merren në Qendrën e këshillimit për borxhe Aargau-Solothurn.