Të gjeshë punë

Krahasuar me vendet tjera, nё Zvicёr ka pak tё papunё. Megjithёkёtё, kërkesat për punёkёrkues janë tё larta. Dёftesat dhe diplomat kanё domethёnie tё madhe. Njohja e gjuhёs gjermane ёshtё parakusht pothuajse pёr ҫdo vend tё punёs.

Kualifikimet

Kualifikimet profesionale, diplomat dhe arsimimi i vazhdueshëm, në Zvicër, pothuajse në të gjitha profesionet kanë vlerë të lartë. Diplomat nga vendet e huaja nuk pranohen gjithmonë. Vlerësimet e punës prej punëdhënësve të mëparshëm janë shumë të rëndësishme gjatë kërkimit të punës. Për shumicën e vendeve të punës, njohja e gjuhës gjermane është e nevojshme.

Gjetja e një vendi pune

Oferta për punë mund të gjenden në gazetat e përditshme dhe në portalet e ndryshme në internet. Përveç kësaj, ekzistojnë zyra private për ndërmjetësim punësimi. Në Zvicër, nuk është e pazakonshme të pyesni në telefon për një vend të lirë pune në një ndërmarrje. Kjo është e mundur edhe nëse kjo ndërmarrje nuk ka publikuar asnjë vend të lirë pune. Qendrat publike rajonale për ndërmjetësim në punë (RAV) mund të ndihmojnë në kërkimin e punës. Atje ka në dispozicion kompjuterë dhe gazeta të përditshme si dhe punonjës që i këshillojnë punëkërkuesit.

Aplikimi

Për një vend pune normalisht aplikohet me shkrim. Aplikimi duhet të përmbajë të paktën një CV, një letër motivuese dhe nëse është e mundur, kopje të dëshmive të certifikatave, diplomave dhe dëshmive të punës. Nëse punëdhënësi është i interesuar për aplikimin, do të ju ftoj për një bisedë personale (Vorstellungsgespräch). Disa zyra ofrojnë ndihmë falas në procesin e aplikimit.