Njohja
Personave me diplomë të huaj, sipas kushteve të njohura, diplomat mund t'iu njihen në Zvicër. Me njohje vërtetohet se një diplomë ose një certifikatë e huaj është e barazvlefshme me diplomën ose certifikatën zvicerane. Në profesionet e rregulluara (p.sh. profesionistët e kujdesit shëndetësor, mësuesit etj.) njohja është e nevojshme për të pasur mundësi për ta ushtruar profesionin. Për njohjen, sipas profesionit ose arsimimit, janë përgjegjëse organe të ndryshme. Njohja kushton. Informatat i jep Zyra Kombëtare për Njohjen e Diplomave (Nationale Kontaktstelle für Diplomanerkennung) ose Shërbimi i Këshillimit për Arsim dhe Profesione Aargau (ask!).