Sigurimi i të papunëve
Sigurimi i të Papunëve (ALV) është një institucion shtetëror dhe është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit. Kontributet mujore për të tërhiqen drejtpërdrejt nga paga, ndërsa punëdhënësi merr përsipër pjesën tjetër. Të pavarurit nuk mund të sigurohen në Sigurimin e Papunësisë. Kushdo që mbetet pa papunë, merr një mbështetje mujore si zëvendësim për pagën nga një arkë papunësie (Arbeitslosengeld). Nëse, kur dhe në çfarë shume do të paguhen të hollat për paunësinë, varet nga faktorë të ndryshëm. Për shembull, sa kohë keni punuar ose nga cilat arsye keni mbetur papunë.