Të drejtat dhe detyrimet

Të punësuarit dhe punëdhënësit kanë të drejta dhe detyrime të ndryshme. Me ligj janë të rregullura p.sh. Koha maksimale e punës, e drejta për pushim dhe sigurime mbrojtëse.

Të drejtat e punëmarrësve

Punëmarrësit në Zvicër kanë të drejta ligjore të ndryshme. Nga më të rëndësishmet janë:

  • Të gjithë punonjësit kanë të drejtë për të paktën 4 javë pushime me pagesë. Kjo vlenë në mënyrë proporcionale edhe për personat që janë të punësuar me pagë për orë pune ose që punojnë me kohë të pjesëshme.
  • Koha maksimale e lejuar e punës është 50 orë në javë. Në disa degë është vetëm 45 orë.
  • Punonjësit kanë të drejtë për një referencë pune me shkrim.
  • Kushdo që sëmuret ose pëson një aksident dhe punon për ndërmarrjen për më shumë se tre muaj, ka të drejtën e pagës për një periudhë të caktuar kohore.
  • Gratë shtatëzëna dhe gratë që kanë lindur fëmijë, kanë të drejta të veçanta (Mutterschutz).

Paga

Në Zvicër nuk ka pagë minimale ligjore. Megjithatë, shumë sektorë kanë një marrëveshje kolektive të punës (GAV) që përcakton pagat minimale. Gratë dhe burrat kanë të drejtë në pagë të barabartë për punë të barabartë. Shuma e parashikuar në kontratën e punës është paga bruto. Megjithatë, ajo që paguhet është paga neto nga e cila tashmë janë zbritur kontributet për sigurime sociale (Sozialabzüge). Për shumicën e njerëzve me leje qëndrimi B, me letërnjoftim F apo N, leje qëndrim i shkurtër L, lejekalimi i kufirit G, gjithashtu zbriten taksat drejtpërdrejt nga zyra për tatime burimore (Quellensteuer).

Ndërprerja e kontratës së punës

Në rast ndërprerjeje, punëdhënësit dhe punëmarrësit duhet të iu përmbahen afateve të përcaktuara në kontratë. Ndërprerjet e mënjëherëshme lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme. Ju gjithmonë mund të kërkoni arsyetim me shkrim për ndërprerjen e kontratës. Kushdo që sëmurët, ka pësuar aksident, është shtatzënë ose ka lindur një fëmijë, ka mbrojtje të veçantë kundër pushimit nga puna. Ndërprerjet abuzive mund të kundërshtohen në gjykatë. Nëse punonjësi jep vetë dorëheqje, mund të ketë ndikim në masën e mbështetjes nga sigurimi i papunësisë.