Mbështetje dhe këshilla
Në Zvicër, për situata personale apo familjare të vështira, ka shumë profesionistë të specializuar që mund të ndihmojnë. Sigurimi bazë shëndetësor (Grundversicherung) paguan trajtimin e sëmundjeve psikike nga specialistët të njohur ligjërisht si psikiatre dhe psikiatër. Edhe qëndrimet në klinika paguhen gjithashtu. Kush ka probleme, mund të kërkojë ndihmë falas edhe në këshillimoret anonime. Në këtë drejtim, për shembull, Dora e Zgjatur (Dargebotene Hand) udhëzon përmes telefonit, postës elektronike apo bisedës në internet - chat (telefon 143, www.143.ch). Por, edhe mjekja apo mjeku familjar mund të ndihmojë. Në rast se një person është në rrezik të drejtpërdrejtë për të dëmtuar veten ose dikë tjetër, duhet të veprohet shpejt. Në raste të tilla emergjente, ndihmon policia (telefoni 117).