Sigurimi shëndetësor me përkujdesje (sigurimi bazë)
Të gjithë banorët e Zvicrës janë të detyruar të bëjnë vetë një sigurim shëndetësor (sigurim bazë, Grundversicherung). Ai që vendoset në Zvicër ka tre muaj kohë për këtë. Nëse sëmurët gjatë kësaj kohe, shpenzimet do të mbulohen edhe pastaj. Sigurimi bazë ofrohet nga shumë kompani private sigurimesh shëndetësore (Krankenversicherung). Zgjedhja e kompanisë së sigurimeve është e lirë. Sigurimet shëndetësore duhet t'i pranojnë të gjithë personat që jetojnë në Zvicër. Të siguruarit paguajnë një tarifë mujore. Tarifat e tyre ndryshojnë në varësi të shoqërisë së sigurimeve dhe modelit të sigurimit, prandaj është e dobishme të krahasohen ofertat. Sigurimin shëndetësor mund ta ndërroni vetëm një herë në vit (nëntori). Sigurimi bazë nuk mbulon vetëm shpenzimet kur sëmurët njeriu, por paguan edhe gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Shërbimet janë rregulluar me ligj. Vëni re: Shpenzimet për trajtimin e dhëmbëve ose syzeve duhet të paguhen zakonisht vetë.