Shkolla obligative

Shkolla obligative iu ofron fëmijëve një edukim bazë që mundëson për ta çuar tutje. Shkollat publike janë falas.

Regjistrimi i fëmijës

Për funksionimin e shkollës publike përgjegjëse janë komunat. Që të regjistrohet një fëmijë për shkollë, mund të drejtoheni ose te komuna e banimit ose direkt te drejtori i shkollës në ndërtesën e shkollës.

Nivelet shkollore

Shkolla obligative ndahet në tri nivele të ndryshme:

  • Kopshti (Kindergarten) zgjat 2 vjet.
  • Shkolla fillore (Primarschule) zgjat 6 vjet. Fëmijët me nevoja ose aftësi të veçanta mbështeten në mënyrë të veçantë.
  • Niveli i mesëm (Sekundarstufe I) zgjat 3 vjet. Në nivelin e mesëm, ka tri lloje të ndryshme shkollore (Realschule, Sekundarschule, Bezirksschule). Ato kanë kërkesa të ndryshme për performancën.
  • Fëmijët që nuk flasin gjermanisht mbështeten në mënyrë të veçantë në të gjitha nivelet.
  • Informata të hollësishme për shkollën obligative mund të gjenden në broshurën "Shkolla Popullore në Kantonin Aargau".

Shkollat / private dhe publike

Shkollat publike janë të lira. Djem dhe vajza mësojnë bashkë. Mësimi është neutral në aspektin fetar. Shumica e fëmijëve dhe të rinjëve shkollimin e tyre obligativ e kalojnë në shkolla publike (95%). Ka edhe shkolla private. Nëse prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private, ata parimisht duhet t'i paguajnë vetë shpenzimet.

Të drejtat dhe detyrimet e prindërve

Shkolla është e detyruar t'i informojë prindërit për përditshmërinë shkollore dhe rezultatet e fëmijëve të tyre në mësim. Për këtë qëllim, organizohen biseda me prindërit (mes personelit mësimor dhe prindërve), mbrëmje informative për prindër (informatat e shkollës për prindërit) dhe informime të ndryshme. Këto janë në përgjithësi të detyrueshme për prindërit. Prindërit janë përgjegjës për shkuarjen me rregull të fëmijës në shkollë. Nëse fëmija nuk mund të shkojë në shkollë (p.sh. për shkak të sëmundjes), prindërit duhet t'a informojnë shkollën për këtë. Ata duhet gjithashtu të kujdesen që fëmijët e tyre t'i kryejnë detyrat e shtëpisë. Nëse prindërit e ndjekin rregullisht punën shkollore dhe detyrat e shtëpisë dhe tregojnë interes për to, ata mund ta mbështesin fëmijën e tyre. Për personat që ende nuk e njohin sistemin arsimor në Zvicër, ka takime informative të veçanta, shpesh edhe në gjuhë tjera përveç në gjermanisht.

Pyetje / Mbështetje

Nëse prindërit kanë pyetje lidhur me shkollën, duhet gjithmonë të drejtohen së pari te mësuesi. Ky mund të ndihmojë edhe nëse prindërit kanë nevojë për mbështetje. Mësuesi gjithashtu do t'u drejtohet prindërve së pari nëse ka ndonjë ndjesi që fëmija ka nevojë për diçka, ose ka pyetje. Është e rëndësishme në përgjithësi që prindërit të kërkojnë kontakt me mësuesit dhe të punojnë ngushtë me ta. Në rastet e vështira psikologjike ose sociale, shërbimi psikologjik shkollor (Schulpsychologischer Dienst) mund t'u ofrojë ndihmë falas fëmijëve dhe prindërve të tyre.