Universitetet / Shkollat e larta

Zvicra njeh dy lloje të shkollave të larta, universitetet dhe shkollat e larta profesionale. Për të aplikuar me dëftesa të maturës si student i huaj, personi duhet të pyes drejtpërdrejt në shkollat e larta.

Sistemi i shkollimit të lartë

Në shkollat e larta (Tertiärstufe) zvicerane, ka dallim midis universiteteve dhe shkollave të larta profesionale (Fachhochschulen). Në shkollat e larta pofesionale më shumë vëmendje i kushtohet mësimit praktik, ndërkohë që në universitete më shumë vihet theksi në mësimin teorik. Këto dy lloje shkollash janë të barabarta dhe janë organizuar në bazë të sistemit evropian të Bolognës. Ato përfundojnë me shkallën Bachelor ose Master, e cila njihet në nivel evropian.

Pranimi

Në varësi të universitetit të zgjedhur, kushtet e pranimit janë të ndryshme. Me diploma të maturës zvicerane, hyrja në universitete është e garantuar. Diplomat e maturës nga jashtë nuk pranohen në çdo rast. Për të aplikuar për një program studimi, duhet të drejtoheni në universitet (universitet / shkollë të lartë profesionale) ku dëshironi të studioni. Për shumicën e programeve, përgjithësisht kërkohen njohuri të mira të gjuhës gjermane. Disa programe studimi bëjnë përjashtim, duke ofruar mësim komplet në anglisht. Shërbimet e këshillimit për arsimim dhe profesione Aargau (ask!) ju informojnë pa pagesë për mundësitë e ndryshme të studimit në nivelin e tretë të arsimit.

Arsimimi i lartë profesional

Përveç universiteteve, në Zvicër edhe aftësimi i lartë profesional është një rrugë e dëshiruar për më shumë arsimim. Ajo profesionistëve iu mundëson specializim dhe thellim të njohurive të fushës profesionale dhe marrjen e detyrave drejtuese. Arsimimi më i lartë profesional vazhdon pas arsimimit bazik profesional (Berufslehre). Për këtë nuk kërkohet diplomë e maturës. Shërbimet e këshillimit për arsim dhe profesion Aargau (ask!) ju informojnë pa pagesë për mundësitë e ndryshme.