Sigurimi invalidor
Sigurimi i Invalidor (IV) është institucion shtetëror. Kryesisht të rriturit duhet të paguajnë kontribute për të. Kontributet për punonjësit paguhen drejtpërdrejt nga paga e tyre mujore, ndërkaq punëdhënësi e paguan gjysmën. Individët të cilët janë të vetëpunësuar ose nuk kanë vend pune duhet të pyesin në degën komunale të sigurimeve sociale (Gemeindezweigstelle der Sozialversicherungsanstalt, SVA) për mënyrën e pagesës së kontributeve të tyre.