Sigurimi i të papunëve
Sigurimi i Papunësisë (ALV) është një institucion shtetëror dhe është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit. Kontributet mujore për të paguhen drejtpërdrejt nga paga, ndërsa punëdhënësi merr pjesën e tij të kontributit. Individët e pavarur nuk mund të sigurohen në Sigurimin e Papunësisë. Ata që mbeten pa punë, marrin një pagesë zëvendësuese mujore (paratë e papunësisë, Arbeitslosengeld) nga një arkë papunësie. Nëse, kur dhe në cilën shumë pagesa e papunësisë do të bëhet, varet nga faktorë të ndryshëm, siç është përvoja e punës ose arsyet pse një person mbetet pa punë.