Parimet
Sigurimet sociale financohen nga banorët e Zvicrës. Për këtë aplikohet parimi i solidaritetit: shumica e popullsisë paguan, ndërsa individë dhe grupe të caktuara marrin mbështetje. Sigurimet sociale janë kryesisht obligative. Kontributet tërhiqen drejtpërdrejt nga paga e punonjësve. Por edhe punëdhënësit, të vetëpunësuarit dhe personat e papunë japin kontribute financiare.